Pas tre vitesh Bullgaria do të ketë 15,000 stacione të mbushjes për makina elektrike, vendit do t’i nevojitet më shumë rrymë

Pas tre vitesh Bullgaria do të ketë 15,000 stacione të mbushjes për makina elektrike, vendit do t’i nevojitet më shumë rrymë

Cdo ditë që kalon, makinat elektrike po fitojnë më shumë popullaritet në mbarë botën, por edhe në Bullgari. Deri në fund të shkurtit të vitit 2019, në Policinë Rrugore të Bullgarisë janë regjistruar 785 makina që lëvizin me rrymë deri sa në kohë të shkurtë kohore, vendi ka planifikuar t’i hapë edhe 15,000 stacione të reja të mbushjes për makina elektrike, disa prej të cilave me kompaninë e njohur botërore – Tesla.

‘Numri i stacioneve të mbushjes është shumë më i vogël në Bullgari se sa në pjesë tjera të Evropës, këtë vit presim një rritje serioze. Në 2 – 3 vitet e ardhshme, do të ketë rritje të madhe, po flasim për rreth 5 – 15 mijë stacione të mbushjes elektrike të vetura. Po flasim për pajisje më të vogla, më të lehta për t’u përdorur dhe vendosur’, thotë Martin Hajstojikov, udhëheqës i kompanisë eCars, që merret me montimin dhe instalimin e stacioneve mbushëse.

Ndryshe, statistika të ndryshme sugjerojnë që një veturë eletrike shpenzon përafërsisht 20 kWh për të përshkruar rreth 100 km në rrugë të hapur, ani pse konsumi final varet edhe nga lloji i veturës.

Si rregull e përcaktuar, një makinë mesatarisht përshkon rreth 20,000 kilometra në vit. Kjo mesatare përdoret edhe nga prodhuesit e makinave, për të përcaktuar standarde dhe limitet e mbulimit të sigurisë.

Sipas statistikave më lartë, për të përshkruar 20,000 kilometra rrugë, një makine elektrike i duhet diku rreth 4000 kWh. Kjo vlerë i duhet cdo vit, nëse merret për bazë mesatarja vjetore e kilometrave të përshkruara.

Sasia prej 4000 kWh është relativisht e madhe dhe 180% më e madhe se sa konsumi vjetor i energjisë për person në Kosovë.

Përmes paralajmërimit të zero taksës në vetura elektrike edhe Kosova mëton të rrisë numrin e veturave elektrike në treg. Kjo nënkupton që kapacitetet energjetike të tanishme nuk do të jenë të mjaftueshme për mbulim të nevojave të tregut pas disa viteve, ku numri i veturave elektrike ne Kosove do te rritet vazhdimisht.

Ndryshe, Bullgaria prodhimin e energjise e ka të bazuar në dy shtylla kryesore – qymyr dhe energji nukleare. Duke qenë vend i pasur me rezerva ujore, ajo ka disa projekte të energjisë së ripërtrishme, kryesisht të bazuara në hidrocentrale.

Gjatë vitit Bullgaria edhe eksporton energji elektrike, por jo në kohën kur konsumi në vend është maksimal.  Në kohën kur konsumi është më i lartë, Bullgaria aplikon reduktime të ashpra të rrymës për konsumatorë fundor.

15,000 stacione të reja të mbushjes së makinave elektrike do të ngarkojnë edhe më shumë sektorin e energjisë në Bullgari. Në rast të rritjes së numrit të makinave elektrike, vendi mund të përballet me mungesë edhe më të ashpër të energjisë elektrike.