Pas triumfit në finale të Champions League, Tuchel feston si i “çmendur” me futbollistët

Pas triumfit në finale të Champions League, Tuchel feston si i “çmendur” me futbollistët

Chelsea arriti një fitore madhështore mbrëmjen e djeshme, teksa mposhti në finalen Champions-it, Manchester Cityt, me rezultatin 1-0, njofton Insajderi.

Për këtë ka meritë padyshim, trajneri Thomas Tuchel, i cili është dhe “arkitekti” i suksesit të “bluve” të Londrës.

Pas ndeshjes trajneri gjerman u fut në dhomën e zhveshjes me një shampanjë në duar, teksa shihet duke festuar si i çmendur me futbollistë, të cilët nuk nguron t’i lagë. Videoja e festës së Tuchelit u bë menjëherë virale në rrjetet sociale. /Insajderi.com