
Vdekja e Maradonës shokoi të gjithë futbolldashësit, lojtarët dhe gjithë klubet në mbarë botën. Lamtumirën e fundit për Maradonën e ka dhënë edhe ish klubi i tij i zemrës, Napoli, klubit të cilit gjeniu argjentinas i dhuroi dy tituj të Serie A-së, njofton Insajderi.
Skuadra ku ai shfaqi talentin dhe aty ku të gjithë adhuruesit e futbollit arritën ta cilësonin si lojtari më i mirë në gjithë historinë e futbollit. Ekipi ku ai arriti të marr edhe emrin “El Pibe de Oro” që do të thotë djali i artë.
Napoli ka publikuar një foto në “Twitter” të Maradonës me fanellën e kaltër me mbishkrimin: “Përgjithmonë zemër kaltër, lamtumirë Diego!”, shkruhej në postimin dedikuar Maradonës nga klubi napolitan. /Insajderi.com