Demetria Brown e kuptoi që ‘kupa e saj është mbushur plot’.
Ajo kishte parë një video të George Floyd të imobilizuar nën gjurin e një oficeri, duke thënë se ai nuk mund të merrte frymë ndërsa po luftonte për jetën e tij. Në njëjtën video ajo e luajti disa herë.
Më 1 qershor, një javë pas vdekjes së Floyd, ajo la punën e saj si oficere për Departamentin e Dënimit në Qarkun në Los Angeles. Në mes të pandemisë globale të Coronavirus-it, ajo shiti shtëpinë e saj, i paketoi sendet e saj në 13 valixhe dhe u zhvendos në Puerto Vallarta në bregdetin e Paqësorit të Meksikës, shkruan CNN, transmeton Insajderi.
Brown, 42 vjeçare, është një nga shumë afrikano-amerikanë që largohet nga Shtetet e Bashkuara përgjithmonë për shumë arsye, duke përfshirë racizmin dhe frikën e brutalitetit të policisë.
“Duke parë atë video – zemra ime u thye”, thotë Brown. “Kjo video shërbeu si konfirmimi im përfundimtar se unë isha duke bërë gjënë më të mirë për jetën time duke u larguar përgjithmonë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.” /Insajderi.com