Pas vdekjes së Maradonës, reagon Federata argjentinase e Futbollit (AFA)

Pas vdekjes së Maradonës, reagon Federata argjentinase e Futbollit (AFA)

Futbollisti legjendar argjentinas Diego Armando Maradona ka ndërruar jetë në moshën 60 vjeçare, ndërsa pas vdekjes së tij, ka reaguar Federata argjentinase e Futbollit (AFA), federatës së cilës, Maradona ia siguroi një titull të kampionatit botëror, njofton Insajderi.

Federata e Futbollit e Argjentinës (AFA) konfirmoi vdekjen e ish-futbollistit me famë botërore nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Twitter.

Sipas postimit, presidenti i federatës Claudio Tapia është shprehur se ndihet thellësisht i trishtuar nga vdekja e Maradonës.

“Do të jesh gjithmonë në zemrat tona”, ka thënë Tapia.

Sipas lajmeve në median argjentinase, Maradona ka vdekur në qytetin Tigre të provincës së Buenos Aires, për shkak të një problemi në zemër dhe mushkëri.

Maradona iu nënshtrua një operacioni në tru në fillim të nëntorit dhe u lirua nga spitali tetë ditë më vonë. /Insajderi.com