
Vdekja e Maradonës ka bërë që ish-futbollisti i Juventusit dhe ekipeve nga qyteti i Manchesterit, sulmuesi argjentinas, Carlos Tevez, ka refuzuar të luajë në ndeshjen e nesërme (të dielën) të Kupës “Maradona” mes Boca Juniors dhe Newells Old Boys, njofton Insajderi.
Dëshpërimi i madh për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit botëror e ka shtyrë Tevezin të mos pranojë të zbresë nesër në fushë. Po ashtu, klubi ku Maradona punoi në muajt e fundit si trajner, Gimnasia refuzoi të luajë sonte në mbrëmje ndeshjen ndaj Velezit.
Megjithëse në Argjentinë është shpallur 3 ditë zie kombëtare për vdekjen e Maradonës, Federata Argjentinase e Futbollit ka vendosur të mos ndryshojë kalendarin e ndeshjeve. /Insajderi.com