Pas Verrattit edhe Florenzi rezulton pozitiv me COVID-19 te kampionët francez

Pas Verrattit edhe Florenzi rezulton pozitiv me COVID-19 te kampionët francez

Mbrojtësi i skuadrës franceze të futbollit Paris Saint-Germain (PSG), italiani Alessandro Florenzi, është infektuar me Coronavirus, njofton Insajderi.

“Pas testit për COVID-19, Alessandro Florenzi është konfirmuar pozitiv”, shkroi PSG në Twitter.

Skuadra franceze njoftoi se Florenzi do të hyjë në izolim dhe do t’i nënshtrohet protokollit të përcaktuar shëndetësor.

Këtë sezon, 30 vjeçari luajti në 29 ndeshje dhe shënoi dy gola për skuadrën PSG.

Javën e kaluar, bashkëkombësi i Florenzi-t në PSG, mesfushori Marco Verratti, rezultoi pozitiv me Coronavirus.

Të dy lojtarët do të humbasin ndeshjen e parë të PSG-së në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve kundër skuadrës gjermane Bayern Munchen, që do të zhvillohet të mërkurën në Gjermani. /Insajderi.com