Pas Willian, edhe ky lojtarë konfirmon largimin nga Chelsea

Pas Willian, edhe ky lojtarë konfirmon largimin nga Chelsea

Pas brazilianit, Willian, edhe Pedro e ka paralajmëruar largimin e tij nga Chelsea, duke shkruar një letër të hapur e duke falënderuar ekipin dhe fansat për kohën sa ishte pjesë e ekipit nga Londra.

“Pas pesë vitesh të mrekullueshme bashkëpunimi me ekipin e Chelsea – vije edhe fundi. Shumë faleminderit për bordin e klubit, trajnerët dhe kolegët në këtë kohë, dhe natyrisht për tifozët. Kam qenë shumë i lumtur që ju të gjithë më keni bërë të ndihem si në shtëpi”, shkroi Pedro, transmeton Insajderi.

“Ishte kënaqësi dhe nder të luaj për këtë klub të madh dhe të fitoj Premier Ligën, FA Cup dhe Ligën e Evropës si dhe të garoj në një nga ligat më të mira në botë. Me vete marr kujtime të mrekullueshme dhe të paharrueshme. Sfida të reja dhe triumfe do të vijnë me siguri. Unë them lamtumirë shumë i kënaqur me këtë fazë të karrierës sime që përfundon, ndërsa shumë i emocionuar me fazën e re që po fillon. Faleminderit dhe suksese në të ardhmen”, përfundoi Pedro në shkrimin e tij ne Facebook.

Sipas raportimeve nga brime të besueshme, Pedro do ta vazhdojë karrierën e tij tek skuadra nga Serie A, Roma./Insajderi.com.