Pas zbulimeve të spiunazhit të gazetarëve, paraqiten ankesat e para në Paris

Pas zbulimeve të spiunazhit të gazetarëve, paraqiten ankesat e para në Paris

Në vazhdën e zbulimeve të djeshme rreth spiunazhit “spyware Pegasus”, Reporterët Pakufijë (RSF) dhe dy gazetarë me kombësi franceze dhe marokene, Omar Brouksy dhe Maati Monjib, paraqitën një ankesë të përbashkët te prokurorët sot në Paris, duke i thirrur ata që “të identifikojnë ata që janë përgjegjës dhe bashkëpunëtorët e tyre”, për ngacmime të shënjestruara ndaj gazetarëve, transmeton Insajderi.

Kjo ankesë u ngrit në përgjigje të zbulimeve të djeshme se Pegasus është përdorur për të spiunuar të paktën 180 gazetarë në 20 vende, përfshirë 30 nga ta në Francë.

Hartuar nga avokatët, William Bourdon dhe Vincent Brengarth, ankesa përmend cënimin e privatësisë (neni 216-1 i kodit penal francez), shkeljen e sekretit të korrespondencës (neni 226-15), mbledhjen e të dhënave personale duke mashtruar (neni 226- 18), nxjerrja e të dhënave dhe aksesi në sistemet e automatizuara të të dhënave me anë të mashtrimit (nenet 323-1 dhe 3, dhe 462-2), dhe ndërhyrja e padrejtë në lirinë e shprehjes dhe shkelja e konfidencialitetit të burimeve (neni 431-1), raporton “Reporters without Borders”.

Kjo ankesë është e para në një seri që synohet të paraqitet në disa vende së bashku me gazetarë që ishin në shënjestër direkt.

Ankesa e bën të qartë se programi spiun i ‘NSO Group’ në Izrael, u përdor për të gazetarët, për të cilët  autoritetet marokene donin të heshtnin.

Pas zbulimeve nga ‘Financial Times’ në 2019 rreth sulmeve në telefonat inteligjentë të rreth 100 gazetarëve, aktivistëve të të drejtave të njeriut dhe disidentëve politikë, u ngritën disa procese gjyqësore kundër ‘NSO Group’, përfshirë shërbimin e mesazheve ‘WhatsApp’ në Kaliforni.

RSF përfshiu ‘Grupin NSO’ në listën e tij të “grabitqarëve dixhitalë” në 2020. /Insajderi.com