
90 minuta do të jenë vendimtare për të kuptuar se kush do të jetë pjesë e Kampionatit Evropian: Maqedonia e Veriut apo Gjeorgjia.
Kosova dështoi ta mposhte Maqedoninë e Veriut në Shkup, duke ia mundësuar kësaj të fundit një mundësi historike.
Ndërsa Gjeorgjia e ka mposhtur Bjellorusinë në gjysmëfinale të Grupit “D”, njofton Insajderi.
Ndeshja fillon në ora 18 dhe do të kuptohet se kush nga ky grup do të jetë pjesë e garës më të madhe evropiane në futboll. /Insajderi.com