Pasi u godit nga makina teksa po ngiste biçikletën, ish-basketbollisti i Dallas-it mbetet i paralizuar

Pasi u godit nga makina teksa po ngiste biçikletën, ish-basketbollisti i Dallas-it mbetet i paralizuar

Ish-lojtari i Dallas Mavericks, Shawn Bradley është paralizuar dy muaj më parë pasi u godit nga një automjet derisa po ngiste biçikletën, njoftoi dje klubi amerikan i basketbollit, transmeton Insajderi.

“Bradley, ish-lojtari i 7’6″ i NBA-së të Dallas Mavericks, u godit nga pas nga një automjet derisa po ngiste biçikletën vetëm pak larg shtëpisë së tij në St. George, Utah. Aksidenti shkaktoi një dëmtim traumatik të palcës kurrizore e cila e la të paralizuar”, thuhet në deklaratën e Mavericks.

Bradley, 48 vjeç, pësoi aksidentin më 20 janar 2021.

Një nga lojtarët më të gjatë të NBA-së, Bradley u tërhoq nga basketbolli në vitin 1993. Ai luajti në NBA për 12 sezone dhe ishte pjesë e Maverick në periudhën 1997-2005.

Bradley, i cili ka shtetësi gjermane dhe amerikane, ka luajtur për ekipin kombëtar gjerman në EuroBasket 2001 të mbajtur në Turqi. /Insajderi.com