Pasi u ndëshkua me karton të kuq ndaj Lille, Neymar vazhdon problemet pas sfidës

Pasi u ndëshkua me karton të kuq ndaj Lille, Neymar vazhdon problemet pas sfidës

Ylli brazilian Neymar, u rikthye në fushën e blertë, pas plot dy muajsh mungesë, për shkak të një dëmtimi, njofton Insajderi.

Futbollisti i PSG-së u tradhtua nga nervat në sfidën e djeshme ndaj Lille, ku skuadra e tij u mposht me rezultatin 0-1.

Neymar dhe Djalo, u ndëshkuan me karton të kuq, në fundin e ndeshjes. Debati mes dy lojtarëve vazhdoi gjatë daljes nga fusha, teksa Neymar ishte shumë nervoz dhe po i kërkonte llogari lojtarit portugez.

Në një moment braziliani tenton të godasë kundërshtarin në tunel, teksa u desh ndërhyrja e personave të tjerë, për të shmangur një përleshje të turpshme. /Insajderi.com