Pasi u vaksinua me AstraZeneca, kryeministri i Luksemburgut infektohet me COVID-19

Pasi u vaksinua me AstraZeneca, kryeministri i Luksemburgut infektohet me COVID-19

Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, ka rezultuar pozitiv me COVID-19, transmeton Insajderi.

Në përputhje me udhëzimet nga Ministria e Shëndetësisë, Bettel menjëherë u izolua. Testi PCR konfirmoi infeksionin pozitiv, që do të thotë se Kryeministri tani do të duhet të kalojë dhjetë ditët e ardhshme në izolim, raporton RTL Today.

Për momentin, Bettel po përjeton simptoma të lehta, duke përfshirë ethe dhe dhimbje koke. Sidoqoftë, ai tashmë njoftoi se do të vazhdojë të punojë në distancë nga shtëpia.

Bettel mori dozën e tij të parë të vaksinës AstraZeneca më 6 maj në Sallën Victor Hugo në Limpertsberg.

Ai u testua pozitivisht pak pasi mori pjesë në një samit të Bashkimit Evropian. Askush nga 26 udhëheqësit e tjerë të BE-së që morën pjesë në samitin e Brukselit të Enjten dhe të Premten nuk konsiderohet një rast kontakti, tha një deklaratë.

Një zëdhënës i Bettel tha se ai kishte respektuar rregullat gjatë samitit./Insajderi.com