Pasojat e COVID-19, deficiti i buxhetor në Francë më i ulët që nga Lufta e Dytë Botërore

Pasojat e COVID-19, deficiti i buxhetor në Francë më i ulët që nga Lufta e Dytë Botërore

Deficiti buxhetor i Francës do të arrinë një rekord të ri, që nga Lufta e Dytë Botërore si pasojë e bllokimit të aktiviteteve nga pandemia e COVID-19.

Kështu tha ministri i Buxhetit, Gérald Darmanin për mediat franceze.

Deklarata vjen një ditë më pas, pasi presidenti Emmanuel Macron zgjati bllokimin mbarëkombëtar deri më 11 maj.

“Përpjekjet e shumta për lehtësim për baret, restorantet, hotelet, dyqanet dhe bizneset e tjera të mbyllura gjatë bllokimit do të peshojnë pashmangshmërisht në deficitin e buxhetit të Francës”, tha Darmanin.

Të dy parashikimet janë shumë më lart se kufijtë e vendosur nga Pakti i Stabilitetit dhe i Rritjes së BE-së, të cilat bëjnë thirrje që deficitet të jetë në 3 për qind të PBB-së dhe një raport borxh-PBB prej 60 për qind.

Por zyrtarët e BE tashmë kanë bërë me dije se rregullat do të pezullohen ndërsa qeveritë përpiqen të përmbajnë pasojat ekonomike dhe të parandalojnë falimentimet masive dhe humbjet e vendeve të punës.