“Pasqyrë moj pasqyrë”, Merkel merr dhuratën speciale nga Erdogan

“Pasqyrë moj pasqyrë”, Merkel merr dhuratën speciale nga Erdogan

Angela Merkel ka marrë një dhuratë të veçantë nga presidenti turk Rexhep Taip Erdogan. Dhurata ishte një pasqyrë që iu dha nga Erdogan në Stamboll dhe kancelarja nuk humbi rastin, por e përdori menjëherë e madje edhe pozoi me dhuratën e saj në dorë.

Të dy liderët qeshën ndërsa 65-vjeçarja po studionte çdo detaj të dhuratës, në ceremoninë e inaugurimit të një universiteti turko-gjerman, të premten.

Duke u kthyer tek temat serioze, Merkel dhe Erdogan u fokusuan tek e ardhmja e marrëveshjes së emigrantëve mes Turqisë dhe BE-së, që kjo e fundit shpresonte se do të ulte fluksin e refugjatëve në Europë.

Vizita vjen në mesin e frikës për një fluks të ri refugjatësh ndërkohë që mijëra vetë largohen nga sulmet qeveritare siriane në provincat veriore.