
Major, qeni i racës pastor gjerman 3 vjeçar i Biden-it, shkaktoi një tjetër incident që kërkoi kujdes mjekësor, raporton CNN, transmeton Insajderi.
Qeni thuhet se kafshoi një punonjës të Shërbimit të Parkut Kombëtar në Shtëpinë e Bardhë South Lawn pasditen e së hënës.
“Po, Majori kafshoi dikë gjatë një shëtitjeje”, tha sekretari i shtypit së zonjës së parë Jill Biden, Michael LaRosa për CNN.
Kafshimi vjen vetëm një javë pasi Major-i u kthye në Shtëpinë e Bardhë pas një kohe pushimi në Delaware, pasi ai kafshoi një roje sigurie të Shtëpisë së Bardhë, duke shkaktuar një dëmtim të vogël. /Insajderi.com