Pato dikur talenti që premtonte shumë, sot afër transferimit te skuadra irakene

Pato dikur talenti që premtonte shumë, sot afër transferimit te skuadra irakene

Alexandre Pato është pranë rikthimit në futbollin e luajtur. Ish-sulmuesi i Milanit është pranë kampionatit të Irakut me skuadrën e Al-Divania e cila militon në elitën e shtetit iraken, njofton Insajderi.
Ishte pikërisht presidenti i kësaj skuadre, Hysein Al-Ankoshei i cili me anë të një prononcimi në median lokale “Rudaw” deklaroi se është besim plotë për blerjen e ish-sulmuesit të Milanit:
“Tratativa është në vijim, por kushtet që ai ka përmendur për momentin janë të vështira prandaj ende nuk kemi gjetur gjuhën e përbashkët.
Çfarë kushtesh? Një pishinë private, një shtëpi të madhe, një rrogë stratosferike dhe mbrojtje për familjen e tij.”
Nuk dihet ende fati i Patos por duket se kërkesat e tij për të luajtur në një kampionat të tillë janë të shumta.
Vlen të theksohet se Alexandre Pato është pa skuadër pas ndërprerjes së bashkëpunimit të tij me klubin brazilian të Sao Paolos në gushtin e 2020. /Insajderi.com