Patrick Schick drejt Bayer Leverkusen-it

Patrick Schick drejt Bayer Leverkusen-it

Sulmuesi çek i skuadrës nga kryeqyteti italian Roma, duket se do të vazhdojë aventurën e tij në Gjermani, këtë radhë jo tek Leipzig që ishte i huazuar sezonin e kaluar, por tek aspirinat e Leverkusen-it, transmeton Insajderi.

Sipas gazetarit Italian, Gianluca Di Marzio, nesër pritet që Schik të kryej vizitat mjekësore tek skuadra gjermane. “E ardhmja e Patrick Schik do të jetë akoma në Bundesligë, tek skuadra e Bayer Leverkusen që pritet të derdhë në arkat e klubit italian 26 milionë euro plus 2 milionë bonuse”, është shprehur Di Marzio.

Duhet thënë se Schik ishte lojtari më i shtrenjti në histori të klubit që ka paguar Roma. Ai në vitin 2017 u ble nga Sampdoria për një shifër rekord për klubin, rreth 42 milionë euro.

Forma jo e kënaqshme që ka kaluar te Roma, bëri që klubi italian ta huazojë për një sezon tek klubi gjerman Leipzig. Por prapë se prapë, forma e tij e kaluar tek Leipzig, nuk ka bindur klubin italian dhe kërkon ta shesë në këtë merkato./Insajderi.com.