Patriot Behrami, megjithatë pa medalje

Patriot Behrami, megjithatë pa medalje

Boksieri ynë, Patriot Behrami, me gjithë paraqitjen shumë të mirë në Lojërat Olimpike që po zhvillohen në Minsk të Bjellorusisë, nuk ka arritur të stoliset me medalje.

Në luftë për këtë qëllim, Patrioti ka pësuar humbje nga nënkampioni olimpik, kubanezi me nënshtetësi të Azerbajxhanit, Lorenzo Sotoymayor.

Behrami dha maksimumin, por vendimi i gjyqtarëve ishte në të mirë të kundërshtarit të tij. 19-vjeçari dëshmoi se është shpresë e madhe e boksit kosovar.

Lexoni në INSPORTI pë detaje.