Lojtari i Machester United, Paul Pogba, është infektuar me virusin, Covid 19.
Francezi, ka rezultuar pozitiv nga testet që i ka bërë klubi i Manchester United, para se klubi të grumbullohej dhe të fillonte përgatitjet për sezonin e ri, njofton United, transmeton Insajderi.
Lojtari ishte i ftuar për tu grumbulluar me kombëtaren e Francës, por pas këtij lajmi, ai është larguar nga lista, për tu zëvendësuar nga një lojtar tjetër.
Lojtari, tani për tani do të futet në karantinë, deri sa të ri testohet dhe të rezultojë negativ./Insajderi.com.