Forma e lartë e Paul Pogbas në këtë fillim të kampionatit, ka bërë që interesimi për të siguruar shërbimet e tij nga skuadrat evropiane të shtohet edhe më shumë.
Sipas disa mediave spanjolle, mesfushori francez se fundmi ka rënë në “radarin” e Barcelonës, të cilët dëshirojnë ta kenë shtatëgjatin në ekipin e tyre, transmeton Insajderi.com.
Numri gjashtë i “Djajve të Kuq”, ka kontratë me Unitedin vetëm deri në verën e vitit 2022 dhe ende nuk ka arritur marrëveshje për vazhdimin e saj.
Sipas situatës momentale, nëse katalunasit do e transferonin atë, atëherë nuk do kishin nevojë të paguanin asnjë cent, pasi ai veçse do ishte lojtar i lirë.
Ish-mesfushori i Juventusit është duke kaluar momentet më të mira që kur ka ‘zbarkuar” në “Teatrin e Ëndrrave”, pasi në katër ndeshje ka regjistruar shtatë asistime.
Për të, interesim të theksuar kanë shprehur edhe PSG-ja që dëshiron që në “Parkun e Princave” ta forcojë akoma më shumë skuadrën.
Ai ishte treansferuar te skudra angleze në vitin 2017, për një shumë prej 100 milionë eurove./Insajderi.com