
Pas ndeshjes United vs Bournemouth, Paul Pobga ka bërë shaka në llogari të Joshua King. Ai e ka postuar një foto në Instagram, ku shihet King duke e tërhequr për fanelle.
“Vëlla, të thash se do të ta jap fanellën pas ndeshjes, nuk është e nevojshme ta marrësh në këtë mënyrë”, ka shkruar Pogba, raporton Insajderi.
Joshua King është një ish lojtar i Manchester United dhe të dy lojtarët ishin së bashku në akademinë e United dhe të dy ishin lojtarë të Solskjaer, që në atë kohë drejtonte ekipin e rezervave tek United/Insajderi.com