
Afrimi i Jose Mourinhos, e ka detyruar trajnerin aktual të Romës, Paulo Fonseca, të mos rrijë duarkryq dhe të kërkojë një skuadër për sezonin tjetër, njofton Insajderi.
Sipas asaj që raporton e përditshmja portugeze “Record”, Fonseca është në tratativa të avancuara që të marrë drejtimin e klubit francez të Lyonit sezonin e ardhshëm.
Fonseca do të zëvendësonte tek stoli i francezëve një tjetër ish trajner të Romës, Rudi Garcia i cili edhe pse ka arritur të renditë ekipin me katër më të mirëve në kampionat sezonin tjetër me shumë mundësi do të largohet. /Insajderi.com