
Ish-legjenda e Juventus, çeku Pavel Nedved, i cili mban postin e zv. presidentit te “Zonja e Vjetër”, dhe Drejtori Sportiv, Fabio Paratiçi, janë përjashtuar për disa ditë nga Gjykata Sportive italiane, për arsye se kanë fyer zyrtarë në ndeshjen e fundjavës me Torino-n, njofton Insajderi.
Trupa gjykuese vendosi që ish-futbollisti çek të përjashtohet nga ushtrimi i funksioneve deri në 21 dhjetor si dhe duhet të paguajë një dëmshpërblim financiar prej 10 mijë eurosh, ndërsa Paratiçi do të mungojë deri në 14 dhjetor. /Insajderi.com