
Parlamenti Evropian sot ka kërkuar që të bëhen sanksione ndaj presidentit të Bjelarus, Aleksandër Lukashenko, qeveria e së cilit është duke u treguar shumë e dhunshme me demonstruesit.
Protestat në Bjelarus janë duke vazhduar për pesë javë me radhë, njofton Insajderi.
Sot u miratua rezoluta me 574 vota pro, 37 kundër dhe 82 abstenime, sipas të cilave Parlamenti Evropian hodhi poshtë rezultatet e zgjedhjeve presidenciale, që u mbajtën në Bjelarus me 9 gusht.
Këto zgjedhje u konsideruan “në shkelje flagrante të të gjitha standardeve të njohura ndërkombëtarisht”, raporton ATSh.
Në rezolutën e PE thuhet se “Spo të skadojë mandati i udhëheqësit autoritar në largim Alexander Lukashenko me 5 nëntor, Parlamenti nuk do ta njohë më si president të vendit”, thuhet në rezolutën e PE./Insajderi.com