Pedro mund të transferohet te kjo skuadër italiane

Pedro mund të transferohet te kjo skuadër italiane

Anësori spanjoll, Pedro Rodriguez mund të vazhdojë karrierën e tij në Serie A, por jo me Romën, transmeton Insajderi.

Sipas “Gazzeta dello Sport”, Genoa është e interesuar për shërbimet e lojtarit.

Skuadra italiane është e interesuar të huazojë ish-lojtarin e Barcelonës dhe Chelseat gjatë kësaj vere.

Me ardhjen e Jose Mourinhos në Romë, duke se ai nuk do të ketë vend më në ekipin përbërës të portugezit.

Një ndër arsyet është edhe sepse ai u la jashtë skuadrës për ndeshjet para-sezonale nga vetë Mourinho.

Pedro është pjesë e skuadrës nga kryeqyteti i Italisë që nga viti 2020, dhe gjatë kësaj peridhe me klubin ai ka shënuar pesë gola në 27 paraqitje garuese për ta./Insajderi.com