KB Peja nuk do të garojë në Ligën Ballkanike këtë sezonë.
Këtë lajm e ka konfirmuar faqja zyrtare e Ligës Ballkanike në rrjetin social Facebook, transmeton Insajderi.com.
Njëra nga arsyet se pse “Shqiponjat” nuk do munden ta shijojnë këtë kompetcion këtë sezonë është për shkak se nuk kanë përmbushur detyrimet e tyre financiare ndaj BIBL në afatet e caktuara.
“Pasi refuzoi të konfirmoi orarin zyrtar të konkursit, si dhe të përmbushin të gjitha detyrimet e tyre financiare ndaj BIBL në afatet e përcaktuara – @kbpejaofficial KB Peja nuk do të marrë pjesë në sezonin 2021-2022 të Delasport Balkan League” është shkruar në Facebook nga Delasport Balkan League/BIBL.
Pejanët, momentalisht gjenden në pozitën e tretë në Superligën e Kosovës në basketboll me shtatë pikë të grumbulluara pas katër ndeshjeve të zhvilluara./Insajderi.com