Peja nuk ka të ndalur, ‘viktima’ e radhës e pejanëve është Golden Eagle Ylli

Peja nuk ka të ndalur, ‘viktima’ e radhës e pejanëve është Golden Eagle Ylli

Peja ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 90:80 (28:23, 29:16, 20:23, 13:18), në kuadër të javës së gjashtë të Prince Caffe Superligës, njofton Insajderi.

Kjo është fitorja e gjashtë për pejanët, në po aq ndeshje të zhvilluara në Superligen e Kosovës në basketboll.

Në pjesën e parë, Peja ishte dukshëm më e mirë, duke mbyllur 20-të minutëshin e parë të lojës me rezultat 57:39, ndërsa vetëm në pjesën e dytë filloi këndellja e ekipit nga Suhareka, duke fituar dy çerekët e fundit, mirëpo në fund vetëm kanë arritur të ngushtonin rezultatin në 10 pikë diferencë, pasi rezultati në semafor pas 40-të minutash lojë, tregonte 90:80 për nikoqirët.

Te Peja u dalluan Dardan Berisha me 29 pikë e tetë kërcime dhe Marko Peroviq me 22 pikë e tetë kërcime. Tek Ylli y veçuan Griffin Rame me 13 pikë, tetë kërcime e gjashtë asistime, pastaj Valon Bunjaku me 16 pikë e gjashtë kërcime, Samir Zekiqi me 15 pikë dhe Arbër Berisha me 12 pikë e gjashtë kërcime. /Insajderi.com