Pele i dërgon mesazh Messi-t, pasi argjentinasin barazoi rekordin e golave të legjendës braziliane

Pele i dërgon mesazh Messi-t, pasi argjentinasin barazoi rekordin e golave të legjendës braziliane

Futbollisti legjendar brazilian Pele i dërgoi mesazh urimi yllit argjentinas të Barcelonës, Lionel Messi i cili ndan rekordin e tij “lojtari që ka shënuar më shumë gola me të njëjtin ekip”, njofton Insajderi.

Nëpërmjet një postimi nga Instagram, Pele ka uruar Messin me fjalët: “Kur zemra juaj është plot dashuri, është e vështirë të ndryshoni rrugën tuaj. Ashtu si ti, unë e di çfarë ndjesie është të veshësh çdo ditë fanellën që je i dashuruar. Unë gjithashtu e di se nuk ka vend më të mirë se vendi që na bën të ndihemi si në shtëpinë tonë. Të përgëzoj ty për suksesin historik. Mbi të gjitha urime për karrierën tuaj të shkëlqyeshme tek Barcelona. Historitë si të tonat që janë të lidhura me një klub të vetëm me dashuri për një kohë të gjatë, për fat të keq do të pakësohen gradualisht. Ju vlerësoj shumë”.

Me golin e shënuar në ndeshjen përballë ekipit të Valencias në ligën e Spanjës, Messi ka shënuar 643 herë në rrjetat e kundërshtarëve me fanellën e Barcelonës. Ai ka barazuar rekordin “lojtari që ka shënuar më shumë gola me të njëjtin ekip” i cili deri më tani i takonte Pele-s (me ekipin Santos të Brazilit). /Insajderi.com