Penallti për Llapi – shikoni pamjet

Penallti për Llapi – shikoni pamjet

Llapi dhe Feronikeli janë duke e zhvilluar kryendeshjen e xhiros së 32-të në stadiumin e qytetit “Zahir Pajaziti”, raporton Insporti.com.

Rezultati momental është 1:1 pas një starti të furishëm në këtë pjesë të parë.

Të parë që shënuan ishin mysafirët nëpërmjet Arbër Prekazit, i cili shënoi me shumë lehtësi në minutën e 18-të,  pas një dalje të gabuar të portierit vendas Ademi. Megjithatë, përgjigja e Llapit nuk vonoi shumë dhe barazoi rezultatin.


Ahmed Januzi fitoi një penallti pas ndërhyrjes së mbrojtësit të majt të “Niklit”, Yll Hoxha. Gjyqtari kryesor i ndeshjes Tefik Maloku nuk hezitoi shumë dhe akordoi penallti në të mirë të skuadrës vendase.

I saktë nga pika e bardhë u tregua asi i “Legjendave” Festim Alidema, i cili shënoi golin e barazimit në minutën e 20-të.

Ky ishte goli i tij i 12 sezonal në Superligë. /Insporti.com/