Pence: Turqia do t’i japë fund ofensivës në Siri pas tërheqjes së forcave kurde

Pence: Turqia do t’i japë fund ofensivës në Siri pas tërheqjes së forcave kurde

Turqia do të pezullojë ofensivën e saj në veri të Sirisë për pesë ditë dhe do t’i japë fund pas një tërheqjeje të forcave kurde nga ky sektor gjatë kësaj kohe.

“Ofensiva turke do të ndërpritet plotësisht kur kjo tërheqje të ketë përfunduar gjatë kësaj periudhe pezullimi”, njoftoi sot zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, në përfundim të më shumë se katër orë bisedimesh me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

Kreu i diplomacisë turke, Mevlut Cavusoglu konfirmoi këtë marrëveshje.

“Ne pezullojmë operacionin, ne nuk ndalojmë”, deklaroi Cavusoglu për shtypin.

“Ne do ta ndërpresim operacionin vetëm kur forcat turke do të tërhiqen plotësisht nga rajoni”, shtoi ai./GazetaInsajderi/