Pensionohet Vince Carter

Pensionohet Vince Carter

Ndër emrat më të njohur të NBA, Vince Carter ka vendosur ti jap fund karrierës si basketbollist aktiv.

43 vjeçari, pas 22 vjetësh si basketbollist aktiv, ka do ti varë këpucët.

Dy sezonet e fundit luajti për Atlanta Hawks, kurse ka qenë pjesë edhe e: Torontor Raptors, New Jersey Nets, Orlando Magic, Phoneix Suns, Dallas Mavericks, Memphis Grizzlies dhe Sacramento Kings.

Edhe pse karrierë të gjatë, nuk arriti asnjëherë të shpallet kampion në NBA, porse të bëmat e tij në këtë ligë janë të mëdha dhe vlerësohen botërisht.

Ai ishte tetë herë pjesë e NBA All-Star, fitues i medaljes Olimpike me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2000 dhe fitues I FIBA Americas Championship, poashtu me SHBA në vitin 2003.

Carter ka bartur fanellën me numrin 15 dhe 25.

Në karrierë ka arritur këto shifra: 25.728 pikë, 6606 kërcime dhe 4714 asistime.

Insajderi.com