Pentagoni kërcënon: Mos i prekni fushat e naftës, do ta përdorim forcën

Në çdo përpjekje të marrjes së fushave të naftës nga milicia kurde në Siri, e cila e ka përkrahjen amerikane, SHBA do të përgjigjen me forcë të ashpër ushtarake.

Pentagoni kërcënon:  Mos i prekni fushat e naftës, do ta përdorim forcën

Kjo ka të bëjë qoftë me Shtetin Islamik, qoftë me forcat të cilat e gëzojnë përkrahjen e Rusisë apo të Sirisë, ka kumtuar Pentagoni.

Siç transmeton Reuters, ministri amerikan i mbrojtjes Mark Esper qëndrimin e Pentagonit e ka konfirmuar edhe në një konferencë për gazetarë, duke theksuar se forcat amerikane do të mbeten të pozicionuara në pjesët të cilat i rrethojnë fushat e naftës.

Ai në pyetje të gazetarëve se a do të veprojnë trupat amerikane edhe në përpjekjet eventuale të forcave siriane apo ruse t’i afrohen fushave të naftës, ai është përgjigjur pozitivisht.

“Përgjigjja e shkurtër është po, për momentin kështu është”, ka thënë Esper.

Ai ka përmendur se forcat demokratike të kurdëve sirianë (SDF), të cilat e gëzojnë përkrahjen e SHBA, varen nga të ardhurat e naftës në mënyrë që të japin kompensime monetare luftëtarëve të tyre.

Esper ka shtuar se në mes të këtyre luftëtarëve janë edhe disa të cilët janë të ngarkuar t’i ruajnë burgjet në të cilat janë mbyllur pjesëtarët e Shtetit Islamik.

“Duam të jemi të sigurt se SDF kanë qasje në resurse në mënyrë që t’i ruajnë burgjet, të armatosin ushtarët e tyre dhe të na ofrojnë përkrahje në misionin kundër SHI”, ka pretenduar Esper./Insajderi.com.