Penza ka mundur Bashkimin 63:77 (22:22, 20:23, 11:18, 10:14), në ndeshjen e pestë finale, duke u shpallur kampione e Kosovës, njofton Insajderi.
Ndeshja nga fillimi ishte interesant, ku në 10 minutat e parë, herë njëra skuadër kalonte në epërsi e herë tjetra dhe u karakterizua me shumë barazime, e kjo bëri që kjo pjesë të përfundojë 22:22.
Në periudhën e dytë, skuadra mysafire për një nuancë ishte më e mirë, duke pasur edhe epërsi prej tetë pikësh, 30:38, megjithatë, pjesa e parë përfundon me shifrat 42:45.
Skuadra pejane vazhdoi me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, duke thelluar më shumë epërsinë, ku më e larta ishte 53:63, sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash.
Vashat pejane ruajtën epërsinë deri në fund për të triumfuar 63:77, duke u shpallur kampione e Kosovës. /Insajderi.com