Penza mposht Bashkimin në sfidën e parë finale në Ligën e Femrave

Penza mposht Bashkimin në sfidën e parë finale në Ligën e Femrave

KBF Penza, duke e mposhtur KBF Bashkimin me rezultat 63-84, kaloi 1-0 në epërsi në serinë finale në Ligën e Femrave, njofton Insajderi.

Skuadra pejane, në çerekun e parë pësoi vetëm nëntë pikë, derisa shënoi 19.

Epërsinë dyshifrore, e mbajti edhe në çerekun e dytë, kurse në çerekun e tretë Bashkimi e ngushtoi epërsinë deri në dy pikë.

E në 10 minutëshin e fundit, kontrolli i ndeshjesh ishte totalisht te Penza dhe kështu arriti fitoren e parë në finalen e madhe në Ligën e Femrave.

Gabrielle Cooper ishte më e mira te Penza me 32 pikë, tetë topa të rrëmbyer dhe shtatë kërcime, kurse ajo u ndihmua edhe nga Arbnore Përquku me 18 pikë, 10 asistime e 9 kërcime dhe Valbona Bytyqi e Ashlie Howel me nga 12 pikë secila.

Te Bashkimi e vetmja me pikë dyshifrore ishte Saranda Daci. Ajo luajti me 27 pikë e 14 kërcime, por nuk mjaftoi për fitore.

Penza është 1-0 në epërsi. Ndeshja e dytë do të luhet në palestrën “Karagaç” në Pejë. /Insajderi.com