Pep Guardiola e kërkon me çdo kusht

Pep Guardiola e kërkon me çdo kusht

Duket se nuk i kanë mjaftuar investimet në Manchester City prej gati 500 milionë euro në tri sezonet e fundit vetëm në repartin e mbrojtjes, prandaj Pep Guardiola e kërkon edhe anësorin David Alaba.

David Alaba është një nga objektivat e Pep Guardiola për të udhëhequr një Manchester City me pamje të re, sipas Guardian.

Ylli i Bayern Munich është po aq i aftë në të majtën ose në mes të mbrojtjes, ku ai është zhvendosur në Gjermani për shkak të paraqitjeve të mira të Alphonso Davies.

Me Leroy Sane dhe David Silva që largohen në fund të sezonit, shumë lojtar të rinj mund të arrijnë në Stadiumin Etihad në javët në vazhdim.

David Alaba është kërkesa kryesore e Pep për momentin, të cilit i skadon kontrata vitin që vjen.

Austriaku 28 vjeçar është duke u kërkuar edhe nga Inter.

Insajderi.com