Pep Guardiola ” i thur elozhe” Bernardo Silvës

Pep Guardiola ” i thur elozhe” Bernardo Silvës

E majta e tij magjike është duke dhuruar spektakël tash e një kohë në “Etihad Stadium”.

Bernardo Silva po kalon në formë fenomenale në Premierligë, ndërsa e shënoi golin e fitores për Manchester Cityn, në ndeshjen e së mërkures ndaj Aston Villës.

Pas këtij takimi, trjaneri i City-t, Pep Guardiola nuk i kurseu fjalët e mira për mesfushorin portugez.

“Ai është më i miri dhe ishte më i miri tre sezone më parë kur fituam titullin me 98 pikë. Ai ka një aftësi të veçantë për të bërë atë që dëshiron me topin”, tha Pep, ndër të tjera.

Spanjolli, po ashtu shtoi se Bernardo është në një nivel tjetër si futbollist.

Guardiola's knowledge is key to holding off Real Madrid, says Bernardo Silva

Pep Guardiola dhe Bernardo Silva

“Nëse e shikoni atë dy ose tre sezone më parë, do të shihni të njëjtin lojtar që po shihni tani. Goli ishte vërtet i mirë, si pasimi ashtu edhe fundi. Ai është një lojtar në një nivel tjetër, në të gjitha kuptimet”.

27 vjeçari po e zhvillon një kampionat fenomenal dhe është një nga kryesorët te ekipi anglez.

Në 13-të ndeshje të zhvilluara, është autor i pesë golave, ndërsa ka regjistruar edhe një asistim.

Një përparsi e madhe për të është fakti që Guardiola e ka përdorur në pozita të ndryshme në fushën e gjelbër.

Shpesherë e ka inkuadruar në mesfushë, ndërsa shpesh edhe në krahun djathtë ose të majtë të sulmit.

Paraqitjet e mira me anglezët e kanë bërë atë një nga futbollistët më të rëndësishëm edhe te kombëtararja portugeze, ku është startues i padiskutueshëm.

City i kishte paguar Monaco një shumë rreth 45 milionë euro – për të siguruar shërbimet e tij në vitin 2017. /Insajderi.com