Pep Guardiola shpallet trajneri i vitit në Premier League

Pep Guardiola shpallet trajneri i vitit në Premier League

Pep Guardiola është shpallur trajneri i vitit në Premier League, transmeton Insajderi.

Pasi kishte një fillim jo të mirë këtë sezon me Cityn, mes shumë vështirësish arriti të shpallej kampion në Premier League, dhe arriti të fitojë Carabao Cup.

Tekniku spanjoll arriti ta dërgojë ekipin e tij deri në finale të Ligës Kampionëve, por u mposht nga Chelsea me rezultat minimal 1-0.

Guardiola e mbylli këtë sezon në mënyrën më të mirë, ku në fund u shpërblye me çmimin si trajneri i sezonit./insajderi.com