Për gjashtë muaj më shumë se gjysmë milioni kërkesa për azil në BE

Për gjashtë muaj më shumë se gjysmë milioni kërkesa për azil në BE

Në gjysmën e parë të këtij viti refugjatët, u parashtruan 592 800 kërkesa për azil për herë të parë në Bashkimin Evropian (BE).

Instituti i Statistikave Evropiane (EUROSTAT), publikoi shifrat e tremujorit të dytë të vitit 2016 në lidhje me kërkesat për azil në shtetet e BE-së.

Sipas statistikave, në shtetet e BE-së numri i kërkesave i cili në tremujorin e parë ishte 287.085, duke u rritur për 6 për qind në tremujorin e dytë arriti në 305.715.

Kështu në periudhën janar-qershor të vitit 2016 u parashtruan gjithsej 592.800 kërkesa për azil për herë të parë në shtetet e BE-së.