Për herë të 15-të, Federeri arrin në gjysmëfinale të Australian Openit [Video]

Për herë të 15-të, Federeri arrin në gjysmëfinale të Australian Openit [Video]

Roger Federer ka arritur që të kualifikohet në gjysmëfinale të Grand Slamit të Australian Open.

Legjenda e tenisit arriti që të mposhtë në çerekfinale tenistin amerikan, Tennys Sandgren, për të arritur në gjysmëfinale për herë të 15-të në karrierë.

Zvicerani ishte buzë eliminimit në setin e katërt, kur humbi dy shërbime në “tie-break-un” e setit të katërt, por më pas i fitoi dy sosh, për ta barazuar rezultatin 2-2 në sete, e kështu për ta filluar përmbysjen e jashtëzakonshme.

Setin e parë e fitoi 6-3, derisa ata dy të radhës i humbi me rezultat identik, 6-2. Në të katërtin, përmes “tie-break-ut”, gjegjësisht rezultatit 10-8, ia siguroi vetes edhe një shans, përballë Sandgrenit të pozicionuar në vendin e 100-të në ranglistën e përgjithshme.

Në setin vendimtar, mjaftoi përvoja e reketit numër një, për ta fituar një “break-point” dhe për të mos e humbur asnjë shërbim, për të triumfuar 6-3.

Kësisoj, 38-vjeçari Federer kualifikohet në gjysmëfinale të Grand Slamit numër një të vitit, ku e pret fituesin e duelit Raonic – Djokovic.