Për herë të dytë, Bahrejni shtëpia e Formula 1 në fundjavë

Për herë të dytë, Bahrejni shtëpia e Formula 1 në fundjavë

Emocionet në Kampionatin Botëror të Formula 1 do të vazhdojnë me garën e 16-të të sezonit që do të zhvillohet në Bahrejn, njofton Insajderi.

Gara e 16-të e kalendarit për vitin 2020 që është revizionuar për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19) do të zhvillohet në pjesën prej 3.543 metrash të pistës së garës paraprake, Pista Ndërkombëtare e Bahreinit në shkretëtirën Sakhir.

Kujtojmë se në klasifikimin e ekipeve, Mercedes dhe në klasifikimin e pilotëve Lewis Hamilton kanë arritur të fitojnë kampionatin.

Për arsye se Hamilton i Mercedes-it është prekur me COVID-19, në vend të tij do të garojë britaniku 22 vjeçar, George Russell.

Xhirot për renditjen e garës me 87 xhiro do të fillojnë nesër në orën 18:00 ndërsa gara të dielën më gjashtë dhjetor në orën 18:10.

Para Çmimit të Madh të Sakhir, piloti i Mercedesit, Hamilton ka 11 fitore, shoku i tij i ekipit Valtteri Bottas dy, Max Verstappen (Red Bull-Honda) dhe Pierre Gasly (AlphaTauri-Honda) nga një fitore. /Insajderi.com