Për herë të parë Austria do ketë një kancelare femër

Për herë të parë Austria do ketë një kancelare femër

Presidenti i Austrisë thotë që do emërojë kryesuesen e Gjykatës Supreme të Austrisë si kryeministre të përkohshme deri sa të mbahen zgjedhjet e reja në shtator.

Presidenti Alexander Van der Belen vendosi të emërojë Brigitte Bierlein si kryeministre të përkohshme pasi që qeveria e drejtuar nga Sebastian Kurz humbi mocionin e votëbesimit në parlament të hënën.

Kurz kishte prishur koalicionin me partinë tjetër në pushtet në fillim të këtij muaji. Kjo pasi që një video u publikua që tregonte liderët tjerë të koalicionit duke pranuar një ofertë të majme nga një biznesmen rus i cili në fakt ishte një gazetar i maskuar.

Bierlein ka qenë kryesuese e Gjykatës Kushtetuese që nga shkurti i vitit 2018.

Ajo do i propozojë kabinetin presidentit Van der Bellen dhe do të jetë femra e parë kancelare në histori të Austri./Express