India ka raportuar një rekord prej 4 mijë e 187 raste të vdekjes nga infektimi me COVID-19 brenda 24 orëve të fundit, transmeton Insajderi.
Shifrat rekorde janë raportuar në kohën kur po bëhet presion mbi qeverinë e kryeministrit, Narendra Modi, që të shpallë mbyllje kombëtare, shkruan Euronews.
India ka më shumë se 21.8 milionë raste të konfirmuara të infeksioneve dhe afro 240 mijë vdekje.
Vala e dytë në Indi ka filluar që nga shkurti dhe për këtë gjë po fajësohet qeveria që hoqi masat kufizuese, ku njerëzit janë mbledhur gjatë festivaleve dhe tubimeve politike./Insajderi.com