Për herë të parë në rajon Rave sjell performansa me Live Stream

Për herë të parë në rajon Rave sjell performansa me Live Stream

Pas një viti tejet të suksesshëm me shumë ngjarje dhe angazhime, 2020-tën Rave Travel po e fillon me shumë risi dhe me prurje te reja.

Si asnjëherë më parë Rave po fillon me lansimin e eventeve live, duke i dhënë rastin artistëve të mirë dhe të talentuar të prekin audiencë sa më të madhe dhe njëkohësisht duke e pasuruar audiencën më evente dhe përformansa të mira.

Pas dy eventëve të suksesshme me Prite’N’Shesh, Rave vjen me kanalin e tyre Live Stream.

Kjo platforme mundëson promovimin e artisteve tanë ne kohe reale duke ju dhënë hapësirë të prekin audiencë sa më të gjerë.

Rave këtë risi për këtë vit do ta filloj këtë të shtune me 18 janar duke filluar nga ora 20:00, ku për të gjithë ju do të përformoj Altin Boshnjakiu.

Përformancen e Altinit do të mund ta ndiqni në faqen e Rave Travel dhe të Insajderi.com, po ashtu mund ta ndiqni edhe në kanalin e YouTubeRave Travel.