Një nga lordët më të mëdhenj të karteleve të drogës, Joaquin Guzman, ka filluar dënimin e tij me burgim të përjetshëm, njofton Insajderi.
Guzman, që njihet edhe me nofkën “El Chapo”, dënimin do ta vuaj në një burg të sigurisë së lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“I shkurti”, ishte lider i Kartelit Sinaloa, një nga rrjetet më të mëdha të drogës në botë.
Tani, për herë të parë, janë zbuluar pamje të tij si i burgosur./Insajderi.com