
Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, ka komentuar ndeshjen të cilën ekipi i tij e fitoi me rezultat 1 me 3 në udhëtim, duke thënë se ata do të dilnin të kënaqur edhe nëse do të barazonin.
“Kishim një kundërshtar të fortë, që luan futboll të mirë”, u shpreh fillimisht Munishi, për Art Sport, transmeton Insajderi.
“Para ndeshjes ishim të kënaqur edhe me një pikë, por lojtarët e deshën fitoren, luftuan që nga minuta e parë dhe ia arritën qëllimit”, ka thënë Munishi, duke shprehur entuziazmin e tij me këtë fitore të madhe, siç e cilësoi ai.
Llapi, ka arritur rezultate pozitive në fillim të këtij kampionati dhe ishte skuadra më e përforcuar në këtë afat kalimtarë./Insajderi.com.