Bekim Balaj ka shënuar dy gola brenda katër minutave në ndeshjes e skuadrës së tij, Terek Grozny ndaj Zenit St. Petersburg.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare, Bekim Balaj ka vazhduar formën e mirë në Premier Ligën e futbollit rus. Ai ka shënuar dy gola në pjesën e parë të takimit Terek Grozny – Zenit.
Zenit shënoi e para përmes Robert Mak në minutën e 10′ të takimit, ndërsa ishte sulmuesi shqiptar ai që përmbysi rezultatin.
Golat e tij në minutat 34′, respektivisht 38′, i dhanë avantazhin Terekut.
http://www.dailymotion.com/video/x50x438_bekim-balaj-goal-hd-terek-2-1-zenit-petersburg-06-11-2016_sport
Në këtë takim nga fillimi është duke luajtur edhe mesfushori i Shqipërisë, Odise Roshi, i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e fundit të pjesës së parë.
http://www.dailymotion.com/video/x50x45t_bekim-balaj-second-goal-hd-terek-2-1-zenit-petersburg-06-11-2016_sport