Për krahun e majtë të mbrojtjes, Milan hedh sytë nga kampionati francez

Për krahun e majtë të mbrojtjes, Milan hedh sytë nga kampionati francez

Në afatin kalimtar të verës te Milani thuhet se do të ketë ndërhyrje edhe në krahun e majtë të mbrojtes, njofton Insajderi.

Një mëngjarash është ai që nevojitet dhe drejtuesit e kanë identifikuar te Facundo Medina i Lens-it që po shkëlqen në këtë edicion të kampionatit francez.

I aftë të luajë në krahun e majtë, por edhe në qendrën e majtë, argjentinasi do të ishte përforcimi ideal, ndaj edhe Maldini po nxiton të gjejë një marrëveshje përpara se diçka të tillë ta bëjë konkurrenca tjetër.

Sipas “Daily Mail”, edhe Manchester United po interesohet për shërbimet e 21 vjeçarit, por tetë milionë euro do të bënin Lens-in që të pranonte menjëherë ofertën e drejtuesve ‘kuqezinj’. /Insajderi.com