Për shkak të Adebayor, Cikalleshi ndërron skuadër

Për shkak të Adebayor, Cikalleshi ndërron skuadër

Emanuel Adebayor është bërë shkas që futbollisti i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi të ndërrojë skuadër.

Ish-sulmuesi i Arsenalit, Emanuel Adebayor ka zyrtarizuar sot kalimin tek skuadra turke, Istanbul Basaksehirspor, derisa disa orë më pas është zyrtarizuar largimi i Sokol Cikalleshit nga skuadra që kryeson në elitën e futbollit turk.

Cikalleshi i është bashkuar në formë huazimi skuadrës tjetër turke, Akhisar Belediyespor, deri në fund të këtij stinori, raporton Insajderi.

Adebayor ka qenë pa skuadër që nga qershori i vitit 2016 ku për herë të fundit ka luajtur me Crystal Palace në Premier Ligë. /Insajderi.com