Coronavirsusi e ka gjetur rrugën drejt Boris Johnson për të dytën herë më radhë këtë vit.
Kryeministri i Britanisë së Madhe, që e kishte dhe e kaloi njëherë këtë vit virusin, është vetkarantinuar përsëri pasi që njoftohet se kishte kontakt me një deputet që ka rezultuar pozitiv me Covid-19, njofton CNN, shkruan Insajderi.
Shpërthimi i serishëm i virusit në qeverinë britanike ka ngritur shqetësim jo vetëm për atë se si qeveria britanike po merret me pandeminë ne vend, por gjithashtu edhe për dështimin për ta kontrolluar përhapjen e virusit brenda vete institucioneve qeveritare.
Disa foto të publikuara e tregojnë Johnson duke qëndruar pa maskë dhe shume afër deputeti Lee Andreson, i cili më vonë rezultoi pozitiv me Covid-19.
Stafi i qeverisë së Johnsonit, i kanë thënë CNN se kanë shqetësime për të punuar në ato ambiente ku për shkak të volumit të punës, mbajtja e distancës fizike dhe respektimit të rregullave tjera është i pamundur.
Infektimi i parë i Johnsonit me virusin pothuajse ishte fatal për të. Ai ishte dërguar edhe nën kujdes intensiv pasi që gjendja e tij ishte përkeqësuar rëndë dhe shpejt gjatë muajit prill./Insajderi.com